Sherr pas aksidentit në Fier, procedohen dy persona, u konfliktuan me drejtuesin e mjetit dhe pasagjerit
Lajmifundit
/
4 Mars 2026, 13:12
Aktualitet

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Fier, ku pasoi me një konflikt mes drejtuesve të mjeteve.
Shtetasit me iniciale M.SH, dhe L. H, u proceduan penalisht pasi pas aksidentit u konfliktuan me drejtuesin e mjetit tjetër, dhe pasagjerin në automjetin e tij.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. Sh., 42 vjeç, dhe L. H., 43 vjeç, sepse pas aksidentit, së bashku me shtetasin E. R., janë konfliktuar me shtetasin J. M. dhe pasagjerin në automjetin e tij.“, thuhet në njoftimin e policisë.


