Shkoi për të mbledhur çaj, rrëzohet nga shkëmbi një person në Maliq, nisin kërkimet në zonë për gjetjen e tij

Aktualitet

Shkoi për të mbledhur çaj, rrëzohet nga shkëmbi

Një person ka rënë nga një shkëmb dhe ka pësuar dëmtime të rënda në zonën e Maliqit.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në malin e Gopeshit, në njësinë administrative Moglicë.

Sipas të dhënave paraprake, një banor nga Gramshi kishte shkuar në zonën malore për të mbledhur çaj, kur është rrëzuar aksidentalisht.

Mësohet se një tjetër banor ka njoftuar policinë për ngjarjen. Ndërkohë, grupi hetimor së bashku me forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e të plagosurit.

ME TE LEXUARAT