"Dashuri në kohë protestash"! Ndodh edhe kjo në Tiranë, i riu i propozon partneres për martesë (VIDEO)

Aktualitet

"Dashuri në kohë protestash"! Ndodh edhe kjo në

Një propozim për martesë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në protestën qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë.

I riu vendosi të bënte një propozim surprizë për të dashurën e tij e cila tregon habinë e saj pasi sheh të dashurin e saj në gjunjë teksa ata janë të rrethuar nga qytetarët që mbajnë në duar pankarta dhe flamingo.

Propozimi u prit me duartrokitje dhe brohoritje. Mes çiftit nuk mungoi edhe një përqafim dhe një puthje.

Nga ana tjetër protestuesit vijojnë me protestën prej disa orësh teksa kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

ME TE LEXUARAT