“‘Albanian Files’ / Lubonja: Dokumenti ngre dyshime për lidhje kriminale dhe kërkon hetim mbi financimin e ‘Kopshtit Eden’

Analisti Fatos Lubonja foli për Panorama Online nga protesta e 29-të para kryeministrisë.
Ai u shpreh mbi lbirin Albanian Files, vizionin e Ramës me grataçela e resorte për Shqipërinë e së nesërmes. Duke e lidhur dhe me hetimet e dosjes Aruba dhe pastrimin e parave të drogës nga Amerika Latine në Shqipëri, Lubonja shikon shenja të parave të pista në këtë dosje publikuar së fundmi edhe nga vetë kryeministri si arritje.
Sakaq, Lubonja shtoi se edhe kopshti Eden në kryeministri na del se qenka dhuratë nga Fusha SHPK 4 mln euro.
Lubonja: E para siç ka dalë në dosjet e SPAK ka qenë një takim në Aruba, por edhe në Gjermani dh gjetkë ku përfaqësues të krimit të organizuar dhe përfaqësues të shtetit dhe qeverisë kanë biseduar për një proces të pastrimit të parave të pista në Shqipëri përmes tokave dhe gratacelave resorteve. Nuk është rastësi që j libër paraqet projektet e 60 studiove me gratacelave.
Ta do mendja që do bësh lidhje mes projektit të hartuar nga krimi dhe projekteve arkitektonike këto bukurira mbi çfarë parash ndërtohen? Ky libër të jep një provë në këtë drejtim. Vërteton këtë që thashë dhe duhet të merret në hetim vetë kryeministri për pastrim parash të pista.
Po ashtu ka raste të veçanta siç kam parë, kopshti brenda kryeministrisë. Kemi menduar se e ka financuar shteti duke abuzuar me paranë publike. Mirëpo del që nuk janë para shteti por i është dhënë fushës, kompania i ka dhuruar pushtetit 4 mln në shkelje të ligjit. Si mund të bëj 4 mln para dhuratë vetëm po të mori projekte?
Ky libër është me të tilla materiale. Edi Rama tha nuk ka projekt për Zvërnecin, i tha fake neës, ky aty tregon se ka projekte. Master plani është baza. Tregon vizionin që ke ti. Është dhe në këtë aspekt një provë. Mendoj se nuk është vetëm kjo prova. Shumë nga ato në libër janë bërë. Si ka mundësi një kryeministër nuk di se kujt ja jep lejet e ndërtimit? Ja jepka krimit të organizuar dhe nuk e di? Kaq e thjesht është gjëja.


