"Shpirti im i bukur më le", i biri dedikim prekës për peshkatarin që u mbyt në lumin Mat
Dedë Çoku është peshkatari që u mbyt dje në lumin Mat, teksa kishte dalë bashkë me një shokun e tij për të hapur rrjetat e peshkimit. Ai u fut në ujë por nuk doli më i gjallë prej andej, derisa pas disa orësh polumbarët e RENEAS nxorën trupin e pajetë.
Djali i tij, Danieli ka bërë një postim prekës, ku i jep lamtumirën të atit, që për të ishte gjithçka.
I riu është me aftësi të kufizuara dhe pas karrocës, gjendej gjithë babai, Deda, që e shëtiste në rrugët e qytezës së vogël të Rubikut.
"Shpirt i bukur me le, sot ishte dita e fundit qe me zerin dhe sytë e tu me frymëzove te vazhdoj nje dite te bukur, lamtumire shpirt", shkruan Danieli, teksa ndan një fotografi me të atin.