Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, mision ushtarak për mbështetjen e operacioneve humanitare

Aktualitet

Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, mision ushtarak
40 efektivë të Forcave të Armatosura shqiptare pritet të angazhohen në misionin ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza. Projektligji për pjesëmarrjen e trupave shqiptare u shqyrtua dhe u miratua në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Misioni i efektivëve shqiptarë do të fokusohet në mbështetjen e operacioneve humanitare, monitorimin dhe raportimin e sigurisë.

Përfaqësuesi i Forcave të Armatosura, Ernest Resulaj, tha se efektivët shqiptarë do të jenë të pajisur me armatimin dhe pajisjet e nevojshme për misionin.

Mbledhja u shoqërua edhe me debate për sigurinë kombëtare, pasi opozita kërkoi që kjo çështje të përfshihej në rendin e ditës, duke shprehur shqetësime për zhvillimet e fundit.

Kryetari i Komisionit, Blendi Çuçi, u shpreh se çështjet që lidhen me drejtësinë duhet t’u lihen institucioneve përkatëse dhe hetimeve, duke kërkuar që deklaratat të mos nxitohen.

ME TE LEXUARAT