Nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit/ Transferohet sërish Durim Bami, zbulohet arsyeja

Aktualitet

Nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit/ Transferohet

Pas kërkesës së tij për t’u transferuar nga 313 në burgun e Fushë-Krujës sepse i rrezikohej jeta, burgjet e kanë transferuar sërish Durim Bamin.

Siç bëjnë me dije burimet e sigurta të Anila Hoxhës, Bami është transferuar gjatë ditës së sotme nga burgu i Fushë-Krujës drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Nuk bëhen të ditura shkaqet, por siç komentoi një burim i gazetares Hoxha pranë sistemit penitenciar, siguria e Bamit është një nga arsyet. Ditët e fundit burgjet janë përfshirë në kontrolle të shumta në çdo qeli, ku përfshihen edhe burgjet e sigurisë së zakonshme.

Për këto kontrolle ka një plan masash të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që synon të pastrojë qelitë nga telefonat dhe sendet e ndaluara, e po ashtu të bllokojë edhe takimet speciale të disa të burgosurve VIP, që ka të dhëna se takohen me vajza dhe gra që nuk janë bashkëshortet e tyre./ Top Channel

 

ME TE LEXUARAT