S`ndalen ankesat për aeroportin e Tiranës: Nuk ka vend për tu ulur, do presësh në lokale, stafi nuk flet anglisht!

Aeroporti nderkombetar i Tiranes po vazhdon te marre pershtypje negative nga pasagjeret e huaj dhe ata shqiptare edhe ne kete fillim viti thuajse çdo dite.
Ne seksionin e pershtypjeve nga vizitoret ne faqen e aeroportit, 21 ore me pare, nje pasagjere gjermane ankohet per heqjen e stolave dhe mundesive per tu ulur ne zonen e gateve ku pritet nisja e avioneve pasi ke kaluar kontrollet.
Ja cfare shkruan ajo:
“Nuk ka vende në porta! Mund të uleni vetëm nëse porosisni diçka. Vendet e zakonshme janë të mbyllura derisa të hapen portat. Është thjesht qesharake! Kushdo që nuk e di këtë dhe po fluturon këtu për herë të parë, do të ketë porositur tashmë të paktën dy kafe, një kroasan dhe një pita.
E papranueshme dhe absolutisht e shëmtuar!”.

Komentin kjo pasagjere e ka shoqeruar edhe me foton e rremujes qe krijohet ne sektorin e pritjes se avioneve ne aeroport.
Ajo qe vihet re eshte se ne sektorin e pritjes se gateve, ku pasagjeret shkojne nje apo dy ore para flurutimit, mungon mundesia per tu ulur ne pritje nderkohe qe heqja e kesaj mundesie detyron pasagjeret qe te ulen tek lokalet ngjitur brenda aeroportit ku normalisht ku nese ulesh duhet te konsumosh e te blesh tek to.

Nderkaq, nje tjeter pasagjere, Blerta Ademi ankohet per stafin qe megjithese ne nje aeroport nderkombvetar, nuk di te flase anglisht:
Vetem emri “International Airport” tregon qe gjuha angleze duhet te jete standard. Ne kete aeroport, shumica e stafit nuk flet fare anglisht. Per nje aeroport nderkombetar, kjo eshte e papranueshme.
Ne kafenetë dhe restorantet, të mirët flasin anglisht më se personeli i amerikanëve. Kjo është e turpshme dhe duhet të rregullohet urgjentisht – nëse duhet, duke ndërruar personelin ose duke mbajtur trajnim të detyrueshëm.
Kontrolli i sigurise eshte shume keq i mendimit. Njerezit kalojne shume shpejt dhe pa rregull. Nuk ka radhe te qarte. Punonjesit i shtyjne njerezit me nxitim, ndersa disa te tjere vetem rrijne dhe nuk bejne asgje. Kjo krijon ndjesine e mungeses se sigurise.
Ka shumë shtyrje dhe kaos. Shume persona kalojne njekohesisht, te gjithe shtyjne perpara. Stafi eshte i papershtatshem dhe i paedukuar.
Qyteti i Tiranes me ka pelqyer shume, por aeroporti ishte pershtypja e fundit para nisjes per ne Gjermani dhe ishte negative. i thashe stafit qe ne nje aeroport nderkombetar duhet te flitet anglisht, por pergjigja ishte se nuk eshte e nevojshme. Kjo nuk eshte ne rregull.
Une flas shqip, por per pasagjeret qe nuk flasin shqip, kjo situate eshte e paperballueshme.


