SPAK aksion në Tiranë, kontrolle në disa ‘Call Center-a’, një polic i shoqëruar
Lajmifundit
/
22 Prill 2026, 13:25
Aktualitet

Prokuroria e Posaccme ka nisur sot një aksion në disa ‘Call Center-a’ në Tiranë. Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm, ku kontrollet janë zgjeruar dhe në banesa.
Mësohet se deri më tani SPAK ka bërë disa sekuestrime në dokumente, pajisje elektronike si dhe para. Dosja.al, mëson se SPAK e ka ndërmarrë vetë këtë aksion, pasi dyshohet se ka punonjës policie të përfshirë në këto ‘Call Center-a’.
Kohët e fundit SPAK ka ndërmarrë aksione të ndryshme në shumë ‘Call Center-a’ në vend. Nga këto kontrolle janë sekuestruar miliona euro pasuri si dhe janë arrestuar disa persona.


