SPAK takim në Departamentin e Drejtësisë në SHBA: Forcohet bashkëpunimi kundër krimit të organizuar

Departamentit i Drejtësisë në SHBA ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues të SPAK, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.
Sipas një njoftimi në rrjetin social X, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe programi OPDAT mirëpritën delegacionin e prokurorëve dhe hetuesve të SPAK, të kryesuar nga drejtuesi i institucionit, Klodjan Braho.
Assistant Attorney General A. Tysen Duva and #OPDAT hosted ???????? prosecutors and investigators from @SPAK_Albania to welcome new leadership and strengthen our partnership in the critical fight against transnational organized crime and corruption. @SPAK_Albania engaged with… pic.twitter.com/pwdUol8oIo
— Criminal Division (@DOJCrimDiv) April 20, 2026
Takimi është vlerësuar si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese të SHBA-së dhe Shqipërisë, me fokus shkëmbimin e eksperiencës dhe forcimin e kapaciteteve në hetimet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.