FOTO/ Rihanna sërish shtatzënë? Përgjigjja e saj me ironi bën namin në rrjet

Showbiz

FOTO/ Rihanna sërish shtatzënë? Përgjigjja e saj me ironi

Një video e publikuar nga një influencere në rrjetet sociale ndezi menjëherë thashethemet se Rihanna është shtatzënë për herë të katërt, por këngëtarja i ka hedhur poshtë këto zëra me stilin e saj karakteristik.

Me një reagim plot humor dhe ironi, ajo komentoi drejtpërdrejt në postimin që po qarkullonte, duke sqaruar se lajmi nuk është i vërtetë dhe duke i dhënë fund spekulimeve.

FOTO/ Rihanna sërish shtatzënë? Përgjigjja e saj me ironi

Thashethemet nisën pasi influencereja Krissy Clemons pyeti ndjekësit nëse Rihanna ishte sërish në pritje të ëmbël, gjë që u përhap me shpejtësi në rrjet.

Këngëtarja, e cila mirëpriti fëmijën e saj të tretë me partnerin A$AP Rocky në shtator të vitit të kaluar, është gjithashtu nënë e dy djemve, RZA dhe Riot.

Reagimi i saj i drejtpërdrejtë dhe plot batutë u prit me entuziazëm nga fansat, duke treguar edhe një herë mënyrën unike se si ajo përballet me lajmet e pavërteta që qarkullojnë për jetën e saj private.

ME TE LEXUARAT