SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun, ish-zv kryeministrja akuzohet për abuzim me tendera

Prokuroria e Posaçme Anitkorrupsion (SPAK) ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish-zv kryeministren Belinda Balluku.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se një hap i tillë është arsyetuar nga SPAK me nevojën për të pasur më shumë kohë në dispozicion për veprime të tjera hetimore.
Balluku është pezulluar nga detyrat e saj duke mbajtur aktualisht vetëm postin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë.
Kujtojmë që kërkesa e dorëzuar më parë nga SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, u hodh poshtë nga mazhoranca me forcën e kartonit.
Ish-zvkryeministrja përballet me akuzat për shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tendera në Unazën e Madhe.


