Veliaj reagon pas seancës gjyqësore: Prokurori nuk pranoi transmetim live se i dëmtohej imazhi

Aktualitet

Veliaj reagon pas seancës gjyqësore: Prokurori nuk pranoi transmetim

Tensione dhe akuza për mungesë transparence kanë shoqëruar seancën e fundit gjyqësore në procesin administrativ mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurorit Ols Dado. Ndërprerja e transmetimit live të seancës, largimi i kamerave nga salla dhe pretendimet për shkelje institucionale nga ana e Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë ngritur pikëpyetje mbi standardet e transparencës dhe funksionimin e drejtësisë në vend.

Përmes një reagimi publik, Veliaj deklaroi se gjatë seancës u evidentuan, sipas tij, probleme serioze që lidhen me mënyrën e funksionimit të institucioneve të drejtësisë dhe me mungesën e transparencës në trajtimin e çështjes. Ai kritikoi vendimin për ndalimin e transmetimit live të seancës, duke e cilësuar si një veprim që bie ndesh me interesin publik dhe të drejtën për informim.

Veliaj u shpreh gjithashtu se argumentet e paraqitura kundër pranisë së mediave në sallë tregojnë, sipas tij, nevojën për më shumë kontroll publik mbi proceset që lidhen me ushtrimin e funksioneve të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Ai ngriti dyshime edhe mbi mënyrën e trajtimit të çështjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke pretenduar se nuk ekziston një vendimmarrje kolegjiale për çështjet e ngritura prej tij.

Në deklaratën e tij, Veliaj theksoi se do të vijojë betejën ligjore për verifikimin e plotë të ligjshmërisë së mandatit të prokurorit, ndërsa shtoi se transparenca dhe kontrolli publik janë elementë thelbësorë për besimin te drejtësia dhe institucionet e shtetit.

 

ME TE LEXUARAT