Pjesë e grupit të Visit të Pojës, GJKKO dënon Ervis Detin me 1 vit e 4 muaj burg! Mema në shërbim prove, Çukaj lirohet nga qelia

Aktualitet

Pjesë e grupit të Visit të Pojës, GJKKO dënon Ervis

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për 3 prej anëtarëve të grupit të Elvis Doçit (Visit të Pojës), grup i cili dyshohet se trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Edison Çukaj alias Gjoka u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit. Meqenëse koha e kaluar në paraburgim rezultoi më e gjatë se masa e mbetur, gjykata urdhëroi lirimin e tij.

Ndërkohë, Ervis Deti u dënua me 2 vite burg, që pas gjykimit të shkurtuar reduktohet në 1 vit e 4 muaj burgim.

Po ashtu, Bexhed Mema u dënua me 2 vite burg, të reduktuara në 1 vit e 4 muaj, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg.

Sipas dosjes hetimore, të tre ishin pjesë e një skeme për trafikimin e personave drejt Italisë. Plani dështoi pasi Edison Çukaj u ndalua në Portin e Barit nga autoritetet italiane, pasi nuk dispononte dokumentacion të rregullt dhe u deportua në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT