E rëndë! Vritet një shqiptar në Greqi, shpallet në kërkim pronari grek
Lajmifundit
/
28 Prill 2026, 18:05
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë gjatë orëve të pasdites në zonën e Kalamatës, në vendin e quajtur Burnia.
Sipas dyshimeve të para, viktima është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Mësohet se shqiptari punonte në një stallë lopësh në zonë.
Autoritetet greke po hetojnë ngjarjen, ndërsa pronari grek i stallës është shpallur në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.


