Tritol në banesën e tij në Fushë-Krujë, dalin pamjet e dëmeve! Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Aktualitet

Tritol në banesën e tij në Fushë-Krujë, dalin pamjet e

Mediat kanë siguruar pamje nga pasojat e shkaktuara nga shpërthimi me tritol gjatë natës në banesën e Ylli Zallës, në fshatin Zall të Fushë-Krujës.

Nga pamjet duket se sasia e lëndës plasëse ka qenë e konsiderueshme, pasi rreth gjysma e banesës ka dalë jashtë përdorimit.

Ndërkohë, pranë banesës është shfaqur edhe vetë Ylli Zalla, i cili ndodhet në kërkim për atentatin në Rinas.

Përmes një videoje, Zalla mohon se tritolin e ka vendosur vetë për të kërkuar azil politik, ndërsa akuzon Policinë dhe bandat e krimit të organizuar se po përpiqen ta vrasin.

“Unë, Ylli Zalla, në nëntor 2025, vjen Policia e Shtetit dhe më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë dhe pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat.

Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim. Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22, më vjen Policia e Shtetit pas shtëpisë për të më vrarë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë.

Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë se kërkoj azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, thotë mes të tjerash Zalla.

Ylli Zalla është shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit. Më pas, më 20 shkurt të këtij viti, atij iu gjet edhe një arsenal armësh, me të cilat dyshohet se furnizonte grupet kriminale.

ME TE LEXUARAT