U devijua qarkullimi pas dëmtimeve serioze/ Nisin problemet në rrugën alternative, bllokohen 3 trajlera në Moglicë

Aktualitet

U devijua  qarkullimi pas dëmtimeve serioze/ Nisin problemet në

Fillojnë problemet e para në qarkullim në segmentin alternativ që ARRSH vendosi për autoveturat.

Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera ku sipas informacioneve deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të këtij bllokimi.

Trajlerat mësohet se kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e zonës të kalojnë në këtë segment.

Policia e Korçës ndërkohë ndodhet në vendngjarje, me forca të shtuara në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit./Ballkan

ME TE LEXUARAT