U godit me sende të forta dhe qytë pistolete/ Plagoset në kokë drejtori i AKU Shkodër, dyshohet se…

Aktualitet

U godit me sende të forta dhe qytë pistolete/ Plagoset në

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, është sulmuar mbrëmjen e sotme nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur pranë lagjes “Rus”, e njohur ndryshe si zona e “8-katëshit” në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, autorët i janë afruar dhe e kanë goditur me sende të forta në kokë, si edhe me qytë pistolete, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Paraprakisht dyshohet se dhunimi i drejtorit të AKU-së lidhet me detyrën e tij si drejtues i institucionit në Shkodër.

 

ME TE LEXUARAT