U kap duke transportuar mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz, shpallen në kërkim dy te tjerë

Aktualitet

U kap duke transportuar mallra të kontrabanduara, arrestohet


U kap në flagrancë në afërsi të Kamzës duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari. Shpallen në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Sekuestrohen rreth 524 gramë flori, veshje të ndryshme, një shumë parash, 2 makina qepëse, si dhe sende të tjera të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Diversity” duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave.

Në afërsi të Kamzës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. K. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetën të fshehura në baterinë e automjetit 524 gramë flori. Gjithashtu, në automjet u gjetën veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse, si dhe sende e pajisje të tjera.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 26 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit F. K. dhe M. G.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi E. K., në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe M. G., kanë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë mallrat e sipërpërmendura në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT