Video virale, Sekretarin e Thesarit të SHBA e merr Trump në telefon! Zyrtarit i dridhet zëri

Bota

Video virale, Sekretarin e Thesarit të SHBA e merr Trump në telefon!

Një video e Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, është bërë virale në rrjetet sociale pasi ai u thirr nga presidenti Donald Trump në mes të një interviste televizive.

Në videon e publikuar në platformën X, Bessent shihet duke zhvilluar një intervistë me gazetarin Wilfred Frost nga Sky News, kur një grua jashtë kamerës e ndërpret duke njoftuar se presidenti e kërkon menjëherë.

Pas ndërhyrjes, stafi i heq mikrofonin dhe Bessent largohet nga studioja, duke kërkuar ndjesë për ndërprerjen. Sipas videos, ai u largua rreth orës 10:22 dhe u kthye më vonë për të vijuar intervistën.

Në rikthim, Frost komentoi se ishte hera e parë që një i intervistuar largohej për të shkuar në Dhomën e Situatave dhe e pyeti për gjendjen e presidentit. Bessent u përgjigj se Trump ishte “në humor të shkëlqyer” dhe se misioni i lidhur me Iranin po vazhdonte më mirë se sa pritej.

Ai gjithashtu vlerësoi drejtuesit ushtarakë amerikanë, duke theksuar se do t’ua besonte jetën e djalit të tij në duart e tyre.

Videoja nxiti spekulime në rrjetet sociale për arsyen e ndërprerjes së intervistës dhe lidhjen e saj me zhvillimet në Iran, megjithatë Bessent nuk dha detaje të mëtejshme. Ndërkohë, gazeta The Mirror US ka kërkuar një koment nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Thesarit.

ME TE LEXUARAT