U kapën në fabrikë kanabisi në Angli, dënohen me burg dy vëllezërit shqiptarë (Emrat)

Aktualitet

U kapën në fabrikë kanabisi në Angli, dënohen me burg

Dy vëllezër shqiptarë janë dënuar nga drejtësia britanike pasi u kapën duke drejtuar një fabrikë të sofistikuar kanabisi në West Lothian, me vlerë rreth 3 milionë paund.

Bëhet fjalë për Armend Abrahimi (28 vjeç) dhe Eli Abrahimi (30 vjeç), të cilët u arrestuan pas raportimeve për një erë të dyshimtë që vinte nga një njësi industriale në zonën e West Calder në shtator 2024.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi 733 bimë kanabisi brenda ambienteve, ndërsa një kontroll i mëvonshëm në një pronë të lidhur me njërin prej tyre çoi në zbulimin e edhe 160 bimëve të tjera.

Sipas hetimeve, objekti ishte përshtatur në mënyrë profesionale për kultivimin e drogës, me dritare të errësuara dhe ndërhyrje në sistemin elektrik. Brenda ishin instaluar pajisje të avancuara si ndriçim special, ventilatorë dhe filtra ajri për rritjen e bimëve.

Të dy vëllezërit pranuan fajësinë dhe u lanë në paraburgim në pritje të shpalljes së dënimit përfundimtar, që pritet në qershor.

Gjatë operacionit u sekuestruan para cash, telefona dhe prova të tjera që i lidhnin ata me aktivitetin e paligjshëm.

Autoritetet zbuluan gjithashtu se të dy kishin probleme me statusin e tyre të emigracionit në United Kingdom. Njëri prej tyre ishte i detyruar të largohej nga vendi, ndërsa tjetri ishte azilkërkues i refuzuar dhe më parë i dënuar për trafik droge.

ME TE LEXUARAT