“Pesë shtete të BE ende kundër Kosovës”/ Marta Kos jep sinjale të reja: Zhvillimet po lëvizin, por pengesat mbeten

Kosovë&Rajon

“Pesë shtete të BE ende kundër Kosovës”/ Marta

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka dhënë sinjale pozitive për zhvillimet lidhur me pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosova.

Gjatë një mbledhjeje në Parlamentin Evropian, ajo tha se situata është në lëvizje dhe se ka elementë që japin shpresë, edhe pse pa hyrë në detaje konkrete.

Çështja u ngrit nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, i cili kërkoi sqarime mbi kontaktet dhe hapat që po ndërmerren me shtetet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj.

Bëhet fjalë për shtete si Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, të cilat vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Mosnjohja nga këto vende mbetet një pengesë serioze për rrugën evropiane të Kosovës. Edhe pse Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor 2022, procesi ende nuk ka kaluar në fazën e parë zyrtare të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së.

Në të njëjtën seancë, u diskutua edhe mungesa e një vizite të komisionares në Prishtinë. Ajo bëri të ditur se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase, por situata politike ka shtyrë vizitën. Sipas saj, një udhëtim në Prishtina pritet së shpejti, me fokus te reformat që lidhen me Planin e Rritjes.

Ndërkohë, Kosova ka përfituar një parafinancim prej 61.8 milionë eurosh nga BE-ja, pas përmbushjes së kushteve të kërkuara. Në total, nga paketa financiare e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027, vendi pritet të përfitojë rreth 882 milionë euro, duke u renditur ndër përfituesit më të mëdhenj në rajon për frymë.

ME TE LEXUARAT