Vajza denoncon mjeket në spitalin e Elbasanit: Nëna ime humbi jetën nga pakujdesia!
Lajmifundit
/
18 Mars 2026, 11:58
Aktualitet

Një vajzë ka denoncuar dy mjeket e Urgjencës në Elbasan.
Sipas denoncimit, vajza akuzon mjetet se për shkak të neglizhencës së tyre, nëna e saj 63 vjeç humbi jetën.
Materialet janë referuar në Prokurori dhe hetimi për rastin vazhdon.
“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit, pasi ka kallëzuar shtetasja E. T., se ka humbur jetën në këtë pavion, nëna e saj, shtetasja L. Gj., 63 vjeçe, dyshohet nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor”, njofton policia.


