Akuza për pastrim parash e fshehje pasurie, dosja e Metës dhe Kryemadhit kalon për gjykim
Lajmifundit
/
18 Mars 2026, 11:54
Aktualitet

Gjyqtarja Irena Gjoka ka marrë vendimin.
Dosja në ngarkim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka kaluar për gjykim.
Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, mamaja e ish kryetares së LSI. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat për pastrim parash.


