Velipojë/ Shpërthen tubi i gazit te mjeti lundrues, plagoset 39-vjeçari, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Aktualitet

Velipojë/ Shpërthen tubi i gazit te mjeti lundrues, plagoset

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur në Velipojë, pasi dyshohet se tubi i gazit të një mjeti lundrues në pronësi të tij ka shpërthyer aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, pranë Stacionit të Policisë Kufitare në Velipojë, teksa shtetasi me inicialet E. N. po zbriste mjetin lundrues nga karroceria e automjetit.

Si pasojë e shpërthimit, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Ai ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe, për shkak të gjendjes, po transportohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të incidentit.

Njoftimi i policise:

 Velipojë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, dyshohet se, gjatë zbritjes nga karroceria e një mjeti lundrues në pronësi të tij, shtetasit E. N., 39 vjeç, i ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të këtij mjeti lundrues.

Si pasojë, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Shkodër, ai po transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
[7:40 PM, 8/11/2026] E. K: po
[7:41 PM, 8/11/2026] E. K: Ke foto?

ME TE LEXUARAT