Bllokimi i pagave të gjyqtarëve, ministri: Kuvendi do të nisë lëvizjet në këtë datë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu thotë se Kuvendi do të shqyrtojë në seancën plenare të 17 shtatorit, projektligjin për pagat e gjyqtarëve.
Në Komisionin e Ligjeve, Gogu u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që pagat e gjyqtarëve t’i përcaktojë Kuvendi.
“Ai standard të zbatohet edhe në ofrimin e shërbimeve në sistemin gjyqësor. Nuk besoj që i shërbejnë këtij diskutimi, kënaqësia që mund t’i dhurojmë algoritmit.
Magjistratët janë të pavarur, unë nuk jam për të komentuar veprime që bëjnë institucione të pavarura të shtetit shqiptar.
Kuvendi ka kompetencën, Gjykata Kushtetuese ka vendosur një rend, ka caktuar Kuvendin e Shqipërisë të përcaktojë pagën e gjyqtarit”, theksoi Toni Gogu ndër të tjera.


