Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, turma drejtohet drejt Drejtorisë së Policisë

Aktualitet

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, turma drejtohet drejt

Qindra protestues, të mbledhur fillimisht përpara godinës së Kryeministrisë, marshuan më pas drejt Parlamentit, ku shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve shtetërore dhe klasës politike. Pas qëndrimit për disa minuta para Kuvendit, turma vijoi lëvizjen në drejtim të Drejtorisë së Policisë.

Gjatë gjithë marshimit janë dëgjuar thirrje të shumta kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi dhe ndryshime politike. Mes sloganeve më të dëgjuara kanë qenë “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” si dhe thirrjet për bashkim qytetar.

Atmosfera gjatë marshimit është karakterizuar nga pjesëmarrje e lartë dhe prani e forcave të policisë, të cilat po monitorojnë situatën për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe sigurinë publike.

Protesta pritet të vijojë edhe në orët në vazhdim, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe mobilizim qytetar në ditët e ardhshme.

ME TE LEXUARAT