Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë, dyshimet e para

Aktualitet

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në oborrin e

Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në oborrin e banesës së tij në fshatin Mallkeq të Vlorës.

Sipas informacionit të Policisë, dyshohet se i moshuari me inicialet K. B., 69 vjeç, i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se 69-vjeçari dyshohet se vuante nga depresioni.

“Rreth orës 16:00, në fshatin Mallkeq, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. B., 69 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni”, sqaron policia paraprakisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT