Ndodh në Peqin/ 4 egjiptianë vjedhin makinën e firmës së ndërtimit, shpallen në kërkim

Një ngjarje jo e zakontë njoftohet nga policia në Elbasan, aty ku katër shtetas egjiptianë kanë rrëmbyer një nga makinat e firmës së ndërtimit ku punonin dhe janë arratisur.
Incidenti është referuar në prokurori dhe policia po punon për lokalizimin e katër egjiptianëve M. E., 24 vjeç, M. T., 33 vjeç, M. H., 31 vjeç, dhe M. I., 31 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit egjiptianë M. E., 24 vjeç, M. T., 33 vjeç, M. H., 31 vjeç, dhe M. I., 31 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur një automjet, në ambientet e një firme ndërtimi, në fshatin Uruçaj. Po punohet për kapjen e këtyre shtetasve dhe për gjetjen e automjetit.


