Vrasja në Memaliaj/ Merren në pyetje 12 persona, familjarë dhe dëshmitarë: S’kemi dijeni për konfliktin

Aktualitet

Vrasja në Memaliaj/ Merren në pyetje 12 persona, familjarë dhe

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Memaliaj, ku një konflikt mes disa personave ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë 30-vjeçari Endri Goxhaj. Autor i dyshuar i ngjarjes është 29-vjeçari Donaldo Nela. Gjatë incidentit është plagosur edhe vëllai i tij, Dali Nela, 25 vjeç, në rrethana që ende të paqarta.

Sipas raportimeve, i riu ka marrë katër plumba: dy në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.

Lidhur me ngjarjen, autoritetet kanë marrë në pyetje 12 persona, mes tyre dëshmitarë dhe familjarë, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për konfliktin.

Po ashtu, pritet që në pyetje të merret edhe i plagosuri Dali Nela, pasi të dalë nga narkoza.

 

ME TE LEXUARAT