Vrasja në Memaliaj/ Shpallet në kërkim vëllai tjetër i autorit, dyshohet se e ndihmoi të arratisej drejt Greqisë

Zgjerohen hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Memaliaj ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Endri Goxhaj.
Policia ka shpallur në kërkim edhe vëllain e autorit të dyshuar Donaldo Nela, shtetasin Mario Nela, i cili dyshohet se ka ndihmuar në largimin nga vendngjarja.
Sipas burimeve, dyshohet se autorët janë larguar drejt Greqisë, ndërsa vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë ngjarje.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin e përgjegjësive penale të të gjithë personave të implikuar.


