Vrau veten brenda poligonit të qitjes, zbulohet identiteti i viktimës

Aktualitet

Vrau veten brenda poligonit të qitjes, zbulohet identiteti i viktimës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Zbulohet identiteti i personit në rrethana ende të paqarta ka vrarë veten. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bledi Hasani.


Mësohet se personi në fjalë ka qenë klienet në këtë poligon te ‘Air Albania’, pasi kishte shkuar për qitje dhe herë të tjera në këtë vend.

Ndërkohë, sot teksa bënte qitje, dyshohet se e ka drejtuar armën nga vetja. Policia po heton rreth rastit në fjalë, për të zbardhur motivet që e çuan Hasanin të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

ME TE LEXUARAT