Zjarr në Novoselë të Vlorës, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve

Aktualitet

Zjarr në Novoselë të Vlorës, temperaturat e larta dhe era e

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të shtune fshatin Dëllënjë në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë.

Dy automjete zjarrfikëse dhe tetë efektivë ndodhen në terren, ku po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Puna po vështirësohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Sipas informacioneve nga shërbimi zjarrfikës, flakët rrezikojnë sipërfaqe me pemëtore dhe ullishte, ndërsa banesat, për momentin, nuk paraqiten të rrezikuara pasi ndodhen larg vatrës së zjarrit.

ME TE LEXUARAT