Zjarri gjigant përfshin bllokun e kullave në Shqipëri/ Pamjet bëhen virale në mediat ndërkombëtare (VIDEO)
Lajmifundit
/
14 Prill 2026, 20:41
Aktualitet

Zjarri që përfshiu një bllok pallatesh në Tiranë tronditi jo vetëm opinionin publik vendas.
Pamjet e këtij zjarri janë bërë virale edhe në mediat ndërkombëtare.
Gazeta britanike Metro shkruan se zjarri gjigant përfshiu një bllok kullash në Tiranë.
Sipas saj, 7 persona janë plagosur deri më tani.
Ndërkohë këto janë të dhënat paraprake të publikuara nga gazeta britanike, pasi bilanci është rënduar.
Për fat, asnjë person nuk ka humbur jetën, shkruan gazeta e huaj.


