Zjarri në Tiranë/ Reagon Kryeinspektori Sula: Do ngrihet grup pune për verifikimin e shkaqeve

Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm ka njoftuar se po ndjek me vëmendje situatën. Me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm Dashnor Sula, është ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore, si dhe nëse sistemet e sigurisë (alarmet, pajisjet e shuarjes, sinjalistika dhe daljet e emergjencës) kanë qenë funksionale dhe të mirëmbajtura.
Inspektorati i Përgjithshëm do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të ndërmarrë të gjitha masat që parashikojnë ligjet përkatëse.


