" Ai nuk e di çfarë flet", Trump sulmon Merz: Nuk është rastësi që Gjermania po shkon kaq keq

Bota

" Ai nuk e di çfarë flet", Trump sulmon Merz: Nuk

Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz pas komenteve të këtij të fundit për konfliktin dhe negociatat me Iranin, duke e akuzuar për mungesë njohurish dhe duke sulmuar gjendjen ekonomike të Gjermanisë.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se Merz “nuk e ka idenë për çfarë po flet”, pasi kancelari gjerman deklaroi se Irani po tregohet më i fortë nga sa pritej dhe se SHBA-së i mungon një strategji bindëse në negociata.

Trump theksoi se nëse Irani do të zotëronte armë bërthamore, e gjithë bota do të mbahej peng, ndërsa shtoi se ai po bën atë që duhej bërë prej kohësh nga liderët e tjerë.

" Ai nuk e di çfarë flet", Trump sulmon Merz: Nuk

Nga ana tjetër, Merz kishte deklaruar se udhëheqja iraniane po “poshtëron” Shtetet e Bashkuara dhe kishte ngritur pikëpyetje mbi qartësinë strategjike të Uashingtonit. Ai paralajmëroi se hyrja në konflikte është më e lehtë sesa gjetja e një daljeje, duke sjellë si shembuj Afganistanin dhe Irakun.

Sipas kancelarit gjerman, mbetet e paqartë se çfarë rruge do të ndjekin SHBA-të për të dalë nga kriza aktuale, ndërsa vlerësoi se pala iraniane po negocion me aftësi të lartë.

ME TE LEXUARAT