Kuvendi i Kosovës bën në 23.00 provën e fundit për zgjedhjen e Presidentit. Kurti pranon edhe Osmanin, por nuk ....

Kuvendi i Kosovës po përballet me një afat vendimtar për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ora 23:00 është caktuar si tentativa e fundit për arritjen e konsensusit politik. Në rast dështimi, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk pengon asnjë kandidaturë të propozuar nga LDK-ja, duke theksuar se mjafton që ajo të sigurojë 15 nënshkrime, ndërsa pjesën tjetër të mbështetjes sipas tij mund ta plotësojnë deputetët e shumicës. Megjithatë, ai nuk garantoi vota nga grupi parlamentar i tij, duke kujtuar se votimi për president është i fshehtë.
Kurti i bëri thirrje sërish partive opozitare që të marrin pjesë në proces dhe të kontribuojnë në shmangien e krizës institucionale.
Nga ana tjetër, LDK e ka cilësuar situatën si “shoë politik”, ndërsa AAK ka deklaruar se procesi aktual nuk është demokratik, por përbën manipulim të vullnetit politik.
Situata mbetet e tensionuar ndërsa afati përfundimtar po afrohet dhe ende nuk ka marrëveshje mes partive politike.


