Vrasje në Austri/ Gruaja nga Gjakova qëllohet për vdekje nga ish-bashkëshorti, hetimet për konflikt familjar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare, e identifikuar si Zoja Oroshi nga Gjakova, u vra nga ish-bashkëshorti i saj në qytezën Soob.
Sipas mediave austriake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:30. Autori i krimit është një 47-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim.
Trupi i viktimës u gjet në kopshtin e shtëpisë me plagë nga thika dhe arma e zjarrit, ndërsa një pistoletë 9 mm është gjetur në vendngjarje.
Trupi i saj po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Hetimet janë duke u zhvilluar nga prokuroria publike, ndërsa pistat e para e përqendrojnë ngjarjen tek mosmarrëveshjet familjare. Nga martesa mes tyre, çifti kishte katër fëmijë.


