Goditje të njëpasnjëshme nga Izraeli në jug të Libanit! Mbi 2 mijë viktima dhe qytete të shkatërruara

Sulmet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Libanin jugor po vazhdojnë me intensitet të lartë, duke sjellë viktima dhe shkatërrime në disa zona të vendit.
Sot, gjashtë persona humbën jetën pas një sulmi ajror në qytetin Maaroub, në rajonin e Tyre. Në një tjetër goditje në qytetin Qana, u raportuan edhe pesë viktima.
Gjatë natës, ushtria izraelite kreu sulme edhe në qytetin Tefakhta, ku mbetën të vrarë 13 persona.
Sulmet kanë prekur edhe zona të tjera në jug të Libanit, përfshirë Kafrën, Harisin dhe Ratsafin, duke rritur bilancin e viktimave dhe dëmeve materiale.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban, që nga fillimi i përplasjes mes Hezbollahut dhe Izraelit më 2 mars, numri i viktimave ka arritur në mbi 2,000 persona.
Mes tyre ka gra, fëmijë dhe punonjës të shëndetësisë, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë, ka edhe përpjekje për uljen e tensioneve. Zyrtarë nga Libani, Izraeli dhe SHBA pritet të takohen javën e ardhshme në Uashington për të diskutuar një armëpushim dhe mundësinë e nisjes së negociatave.


