Hidhet në erë tubacioni i gazit në jug të Pakistanit

Një tubacion gazi natyror u shpërtheu në Pakistanin jugor të hënën, duke pezulluar furnizimin për disa distrikte, tha një zyrtar.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Një tubacion kryesor i furnizimit me gaz me diametër 18 inç u hodh në erë nga persona të panjohur në periferi të qytetit Quetta, kryeqytetit të provincës së trazuar të Balochistanit, e cila kufizohet me Afganistanin dhe Iranin, tha një zëdhënës i Kompanisë së Gazit Sui Southern.
Ai tha se kjo pezulloi furnizimin me gaz në disa pjesë të qytetit, dhe të paktën pesë lagje të tjera.
Kryengritësit separatistë dhe militantët islamikë veprojnë në rajon.
Separatistët kanë kohë që luftojnë kundër shtetit, duke synuar qeverinë dhe ushtrinë, dhe fajësojnë qeverinë qendrore në Islamabad për privimin e vendasve, nga ajo që ata e quajnë pjesën që u takon në burimet e pasura me minerale të rajonit.
Inxhinierët po punonin për të riparuar tubacionin, tha zëdhënësi i SSGC-së./ Reuters


