Hungaria kërkon rihapjen e tubacionit Druzhba/ Péter Magyar thirrje për rifillimin e naftës ruse përmes Ukrainës

Bota

Hungaria kërkon rihapjen e tubacionit Druzhba/ Péter Magyar thirrje

Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, ka folur për mundësinë e rifillimit të furnizimit me naftë përmes tubacionit Druzhba, i cili kalon nëpër Ukrainë.

Ai u shpreh se nëse tubacioni është funksional, atëherë duhet të vihet sërish në punë dhe të furnizohet me naftë nga Rusia. Sipas tij, pa këtë furnizim, sistemi nuk mund të funksionojë.

Këto zhvillime vijnë në një moment kur në Bashkimi Evropian po diskutohet për një kredi të madhe financiare për Kievin, e cila është bllokuar më herët nga qeveria e Viktor Orbán.

Ka pasur zëra që lidhin rifillimin e furnizimit me naftë me heqjen e kësaj vetoje, por nga pala hungareze kjo ide është hedhur poshtë.

Magyar ka lënë të kuptohet se ekzistojnë sinjale që furnizimi mund të rifillojë brenda pak ditësh, por njëkohësisht ka kundërshtuar çdo presion apo kushtëzim politik.

Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, nuk ka reaguar publikisht për këtë çështje.

ME TE LEXUARAT