“Ishte bisedë e gjatë”, pas takimit me Putin, Trump telefonon Zelenskyn
Presidenti Trump pati një telefonatë të gjatë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fluturimit për në Uashington DC, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Trump është aktualisht në telefon me udhëheqësit e NATO-s, u tha ajo gazetarëve.
Edhe zyra presidenciale e Ukrainës ka konfirmuar se Zelensky ka folur me Trump këtë mëngjes.
“Ishte një telefonatë e gjatë, fillimisht midis presidentëve Zelensky dhe Trump, pas së cilës iu bashkuan edhe udhëheqësit evropianë.”
Zelensky nuk ishte i përfshirë në diskutimet e së premtes midis Trump dhe Putin.
Presidenti amerikan më parë ka sugjeruar se mund të ketë një takim të dytë, këtë herë që përfshin Zelenskyn, nëse bisedimet fillestare shkojnë mirë.