Izraeli godet shefin e sigurisë së Iranit, mister fati i tij

Bota

Izraeli kreu një sulm ajror gjatë natës, duke pasur në shënjestër kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani.

Sipas mediave izraelite, fati i Larijanit mbetet ende i paqartë, pasi nuk dihet nëse ai ka mbetur i vrarë apo i plagosur nga sulmi.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Izraelit, Eyal Zamir, deklaroi të martën në mëngjes se gjatë natës janë kryer “goditje të rëndësishme”, të cilat mund të ndikojnë në ecurinë e operacioneve ushtarake.

Ndërkohë, një tjetër sulm ajror izraelit në Iran thuhet se kishte në shënjestër liderin e Xhihadit Islamik Palestinez, Akram al-Ajouri, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj organizate, sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Zamir shtoi se këto sulme janë pjesë e një serie goditjesh të fundit ndaj elementëve të lidhur me grupet palestineze.

Ai deklaroi se disa nga “agjentët e lartë të përfshirë në aktivitete terroriste nga Gaza dhe Bregun Perëndimor” ndodheshin në një strehë në Tehran në momentin e sulmit.

 

ME TE LEXUARAT