Mollëzat, rrathët poshtë syve dhe.../ Sa ka shpenzuar Vladimir Putin në operacione plastike për t`u dukur i "përjetshëm"

Presidenti rus, Vladimir Putin, shpenzon mijëra paund për procedura estetike në një përpjekje për të ruajtur një pamje më të fortë dhe autoritare, pretendojnë ekspertët.
Sipas The Sun, lideri rus mund të jetë duke përdorur rregullisht injeksione estetike dhe ndërhyrje kozmetike, mes zërave të vazhdueshëm për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Kirurgia estetike Dr. Jennifer Owens deklaroi se fytyra e 73-vjeçarit tregon shenja të qarta të ndërhyrjeve kozmetike, të cilat synojnë ta bëjnë atë të duket “i çlodhur, i shëndetshëm dhe i fuqishëm”.
“Nga fotografitë e mëparshme, vihej re se kishte qeska më të theksuara poshtë syve dhe një përmirësim i tillë vështirë se mund të ndodhë natyrshëm me kalimin e moshës”, u shpreh ajo për The Sun.
Sipas saj, edhe zona e tëmthave, mollëzave dhe nofullës duket më e mbushur dhe më e lëmuar, ndonëse zakonisht këto pjesë humbasin volum me kalimin e viteve.
Dr. Owens shtoi se ndryshimet në pamjen e Putinit sugjerojnë një kombinim ndërhyrjesh kirurgjikale dhe procedurash jo kirurgjikale estetike.