NASA publikon një regjistrim audio sekret të vitit 1965, astronautët raportuan për një objekt të paidentifikuar

NASA ka publikuar një regjistrim audio sekret të vitit 1965, në të cilin astronautët raportojnë se kanë parë një “objekt të paidentifikuar në orën 10:00”. Më tej theksohet se së bashku me me objektin shohen edhe “grimca të ndritshme” që fluturojnë afër.
The Pope failed a bank security check — they simply didn’t believe him
— NEXTA (@nexta_tv) May 6, 2026
Pope Leo XIV tried to update his details with a U.S. bank where he holds an account.
He personally called customer support, answered security questions, and asked to change his phone number and address.
But… pic.twitter.com/BUOgSEWNpX
“Objekt në orën 10:00”, thuhet në regjistrimin e astronautëve të Gemini 7 i fshehur për 61 vjet.
Pentagoni gjithashtu ka publikuar grupin e parë të materialeve të deklasifikuara për UFO-t, të njohura tashmë zyrtarisht si UAP (fenomene anomale të paidentifikuara). Dosjet janë vënë në dispozicion në faqen zyrtare të Pentagonit, në një seksion të posaçëm kushtuar këtyre fenomeneve.
Sipas autoriteteve amerikane, publikimi i materialeve synon të rrisë transparencën për publikun. Përveç Pentagonit, në këtë proces janë përfshirë edhe Shtëpia e Bardhë, drejtoria e inteligjencës kombëtare, Departamenti i Energjisë, NASA dhe FBI.
Publikimi i parë përfshin 162 skedarë, mes tyre kabllograme të vjetra të Departamentit të Shtetit, dokumente të FBI-së dhe transkripte të misioneve hapësinore të NASA-s.


