Në pritje të bisedimeve SHBA-Iran, Teherani kërkon heqjen e bllokadës para nisjes së raundit të ri të negociatave

Bota

Në pritje të bisedimeve SHBA-Iran, Teherani kërkon heqjen e

Ndërsa Pakistani përgatitet të presë një raund të dytë bisedimesh për paqe, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit kanë ngecur.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se bllokada e porteve iraniane do të mbetet në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje, por Teherani dëshiron që ajo të hiqet para bisedimeve.

Ndërkoh që armëpushim dyjavor skadon të mërkurën.

Nga ana tjetër, Kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se Irani është gati të nxjerre karta të reja në fushën e betejës nëse SHBA-të rifillojnë sulmet pas përfundimit të armëpushimit.

“Trump, duke imponuar një rrethim dhe duke shkelur armëpushimin, kërkon ta shndërrojë këtë tryezë negociatash, sipas imagjinatës së tij, në një tryezë dorëzimi ose për të justifikuar nxitjen e luftës. Ne nuk pranojmë negociata nën hijen e kërcënimeve dhe, në dy javët e fundit, jemi përgatitur të zbulojmë karta të reja në fushën e betejës.”

Ndërkohë, një ekip amerikan pritet të udhëtojë drejt Pakistanit së shpejti për negociata të mëtejshme.

Që nga fillimi i luftës, luftimet kanë vrarë të paktën 3,375 persona në Iran dhe më shumë se 2,290 në Liban.

Përveç kësaj, 23 persona kanë vdekur në Izrael dhe disa te tjere edhe në shtetet e Gjirit.

Pesëmbëdhjetë ushtarë izraelitë në Liban dhe 13 anëtarë të shërbimit amerikan në të gjithë rajonin janë vrarë.

ME TE LEXUARAT