“Nëse bie ti, bie edhe unë me ty”/ Polici në Itali prangos veten me burrin dhe i shpëton jetën në buzë të shkëmbit

Bota

“Nëse bie ti, bie edhe unë me ty”/ Polici në Itali

Një ndërhyrje e shpejtë e policisë ka shmangur një tragjedi në Numana.

Një burrë kishte shkuar pranë shkëmbinjve buzë Deti Adriatik me qëllim t’i jepte fund jetës.

Policia u njoftua nga bashkëshortja e tij, e cila kishte marrë disa mesazhe zanore ku ai fliste për vendimin që kishte marrë.

Nga zhurma e dallgëve në sfond, u kuptua se ai ndodhej pranë detit dhe patrullat nisën kërkimet përgjatë bregdetit.

Pranë portit turistik të Numanës u gjet makina e tij dhe pak më tej edhe vetë burri. Oficerët iu afruan dhe u përpoqën ta bindnin të hiqte dorë, por ai nuk pranonte dhe shprehej se nuk kishte më shpresë.

Në atë moment, njëri prej policëve mori një vendim të pazakontë: u prangos me burrin, duke u lidhur fizikisht me të që të mos e lejonte të hidhej.

Ai i tha se nëse do të hidhej, do të binte edhe vetë bashkë me të.

Ky veprim e ndaloi situatën. Burri u qetësua dhe, pas disa minutash, pranoi të largohej nga vendi i rrezikshëm bashkë me policët, duke shmangur një fund tragjik.

ME TE LEXUARAT