Nga lufta te negociatat/ Irani 'hap derën' për paqe, por vendos kushte të forta: Duam garanci
Lajmifundit
/
31 Mars 2026, 20:39
Bota

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian ndërsa ka folur për luftën në Iran, u shpreh se janë gati për t’i dhënë fund luftës, por sipas tij duhet të kenë edhe garanci.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Pezeshkian ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, ku edhe është shprehur se kërkojnë garanci edhe për të parandaluar përsëritjen e sulmit.
“Ne kemi vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund” konfliktit “me kusht që të përmbushen kushtet e nevojshme, në veçanti garancitë e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e sulmit”, tha Pezeskian./ORA


