E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas bie nga dritarja dhe humb jetën

Një 26-vjeçar goditi me thikë motrën e tij dhe më pas ra nga dritarja e katit të pestë të një ndërtese në Largo San Francesco da Paola, në lagjen San Teodoro, Itali, duke gjetur vdekjen.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi sot, më 15 gusht, pak para orës 14:00. Sipas raportimeve fillestare, i riu po grindej me motrën e tij 18-vjeçare, dhe më pas e goditi me thikë, duke i shkaktuar plagë, por jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes ai ka rënë nga dritarja e banesës. Ende nuk është e qartë nëse rënia ishte e qëllimshme apo aksidentale. 26-vjecari humbi jetën menjëherë, ndërsa motra e tij dërgua në spital.
Karabinierët mbërritën në vendngjarje, së bashku me ambulancat dhe automjetet mjekësore të urgjencës të dërguara nga shërbimi i urgjencës 118, si dhe zjarrfikësit.


