FOTO/ “Kryevepër e natyrës”, Eva Murati mahnit fansat me bikini të bardhë gjatë pushimeve në Greqi

Showbiz

FOTO/ “Kryevepër e natyrës”, Eva Murati mahnit fansat me

Media britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull prezantueses shqiptare, Eva Murati, duke e cilësuar atë si “kryevepër të natyrës”, teksa ajo publikoi disa foto me bikini të bardhë gjatë një udhëtimi me varkë në Antiparos të Greqisë.

Prezantuesja shqiptare, e cila shpesh është cilësuar si “Laura Woods e Shqipërisë” për punën e saj në prezantimin e Ligës së Kampionëve, ka marrë vëmendjen e ndjekësve me postimin e fundit në Instagram, shkruan The Sun.

Murati, 31 vjeç, shfaqet duke pozuar me bikini të bardhë në bordin e një varke, ndërsa në një tjetër moment shihet duke u freskuar në ujërat e Greqisë.

“Jeta është e bukur”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Fotot kanë marrë mijëra reagime nga 1.4 milionë ndjekësit e saj, të cilët kanë vërshuar në komente me komplimente për paraqitjen e prezantueses.

“E bukur si gjithmonë”, shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër komentoi: “Bukuria jote është në një tjetër nivel”.

Një tjetër e cilësoi “engjëll të bukur”, ndërsa një prej fansave shkroi: “Kryevepër e natyrës.”

 

 

ME TE LEXUARAT